Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Synimi i Abramovichit, Zidane pasuesi i Sarrit te Chelsea

Është Zinedine Zidane objektivi kryesor i drejtuesve të Chelsea-t për zëvendësimin e Maurizio Sarrit, nën drejtimimin e të cilit blutë e Londrës po kalojnë një periudhë krize rezultatesh, që kulmoi me humbjen 6-0 ndaj Manchester City-t.

Mësohet se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi 3 Champions radhazi një dhe titull të La Ligas.

Ideja e Roman Abramovichit është të marrë Zidane, për të bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që të rinovojë kontratën dhe të injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.

Hazard ka deklaruar se e ka patur idhull francezin Zidane që kur ishte fëmijë dhe thjesht mendimi se mund të bashkëpunojë me të mund ta bindë që të qëndrojë, duke rinovuar kontratën.

Sarri, gjithsesi, ka ende kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Testi i parë do të jetë me Malmo, në Suedi, në Europa League, më pas e pret sfida me Manchester United në FA Cup, përballja me Manchester City-n në Kupën e Ligës dhe në fund ajo me Tottenhamin në Premier League (para takimit të kthimit me Malmo). Një kalendar vërtet i çmendur dhe i vështirë për të kthyer besimin te drejtuesit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...