Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Synimi për ta shndërruar Kulusevskin në një “Hazard”, Conte urdhëroi dietë strikte për suedezin

Lëvizjet e bujshme dhe të goditura në merkaton e janarit janë tejet të rralla duke qenë se lojtarët me nivel të larta janë gjithnjë nën kontratë dhe vështirë të lëvizin në mes të një sezoni futbollistik. Megjithatë, nuk ishte ky rasti i Dejan Kulusevskit i cili la Juventus dhe nëpërmjet formulës së huazimit iu bashkua Tottenhamit në Premier League.

Suedezi po haste vështirësi me sistemin e lojës së përdorur nga ana e Massimiliano Allegrit, ndaj preferoi të largohej nga Italia. Dhe, prej këtij momenti gjithçka duket sikur ndryshoi si me “shkop magjik”, teksa sulmuesi nën urdhrat e Antonio Contes ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste në 13 ndeshje duke treguar një performancë të shkëlqyer. Megjithatë, forma e 21-vjeçarit nuk është rastësi pasi mesa duket trajneri Conte e ka detyruar të ndjekë një dietë të specializuar e cila parashikon reduktimin e ëmbëlsirave dhe pijeve të gazuara.

Tashmë, në dietën e Kulusevskit parashikohet konsumi i më shumë ujit të ftohtë apo lëngjeve të cilat përmbajnë proteinë. Ndërkohë, një tjetër këshillë e trajnerit italian është edhe ajo që Kulusevski të merret me joga apo edhe të nxjerrë shëtitje qenin e tij.

Në këtë formë, Conte kërkon ta mbajë të reaksuar si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht futbollistin e tij, ndërsa pretendon ta “shndërrojë” në një Hazard të Tottenham, teksa belgu shkëlqeu në kohën kur luante nën urdhrat e italianit te Chelsea dhe së bashku fituan kampionatin. Sakaq, Tottenham pritet të vihet në zotërim të plotë të kartonit të Kulusevskit në verë kur të paguajë deri në 29.2 milionë paund për sulmuesin anësor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...