Carlos Alcaraz ka arritur që të prekë finalen e Indian Wells 1000. Tani ka mundësinë më të mirë jo vetëm të fitojë titullin, por mbi të gjitha të marrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të ATP-së.
Pavarësisht se spanjolli u rikthye nga dëmtimi, që e mbajti disa muaj larg fushave të tenisit, ai po gjen formën më të mirë. 19-vjeçari do të ndeshet me Daniil Medvedev. Alcaraz mundi në gjysmëfinale italianin Jannik Sinner me rezultatin 7-6 dhe 6-3, në 1 orë e 52 minuta.
Në mungesë të Novak Djokovicc, shanset janë të mëdha për spanjollin. Nëse arrin të mundë Medvedev, Alcaraz do të jetë lideri i ri i renditjes së përgjithshme. Kjo do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të.
LEXO EDHE:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- “Çfarë problemi keni me rezultatin 1-0”, Xavi para El Clasicos: Nuk e ndryshojmë stilin!
- VIDEO/ Sylvinho e bën me krahë, Jasir Asani realizon tripletë
Aktualisht tenisti nga Murcia pozicionohet vetëm 140 pikë prapa serbit. Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë edhe në US Open, në SHBA, diçka që mund ta penalizojë akoma dhe më tepër.
Serbi ka refuzuar vansinimin kundër Covid dhe kjo po e privon në mënyrë sistematike të marrë pjesë në eventet që zhvillohen në Amerikë. Veprimi i tij po favorizon edhe kundërshtarët.
