Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dani Alves synon rikthimin në Serinë A, i vetofrohet klubit ligur

Asnjë futbollist tjetër nuk ka fituar më shumë trofe se Dani Alves (43). Anësori i djathtë brazilian nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, edhe pse në maj festoi 39-vjetorin e lindjes.

Lojtari brazilian u rikthye te Barcelona në nëntorin e kaluar, luajti 17 ndeshje me ekipin ku kaloi vitet më të bukura të karrierës, por drejtuesit nuk ia rinovuan kontratën në fund.

Dani Alves po tenton të gjejë një klub të ri ku mund të luajë si titullar, për të qenë në formë të mirë në Katar 2022, që do të jetë Botërori i fundit në karrierë.

Secolo XIX raporton se lojtari brazilian i është vetëofruar Spezias, ekip që siguroi qëndrimin në Serie A. Ish-klubi i Rey Manajt ka refuzuar Dani Alves, për shkak të moshës dhe pagës që përfiton.

Një refuzim që nuk është pritur mirë, por një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të dy dekadave të fundit nuk është dorëzuar akoma dhe ka kohën në dispozicion për të gjetur një klub të ri.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...