Kupa e Italise

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit

Një Juventus-Milan për t’i bërë një mbyllje sa më spektakolare këtij sezoni. Klasikja e futbollit italian vjen në momentin e duhur për të dyja skuadrat, me Juventusin që ka mbyllur praktikisht çështjen titull me 2 fitoret ndaj Interit dhe Bolognas dhe Milani që është ngjitur sërish në vendin e 6-të në kampionat falë sukeseve ndaj Bolognës dhe Veronës. Finalja e Kupës së Italisë është një sfidë që kurrësesi nuk duhet humbur dhe që të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin drejtëpërdrejt vetëm në Supersport. Mbrëmjen e sotme në stadiumin Olimpico të Romës, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë do të masin forcat në një përballje titanësh. Juventusi është në kërkim të trofeut të 13-të në këtë kompeticion dhe të 4-it radhazi një rekord ky për futbollin e kohëve moderne në Itali. Ndërkohë për Milanin Kupa është trofeu i vetëm me të cilin mund të shpëtojë sezonin. Me suksesin numër 6-të në këtë kompeticion Milani do të siguronte zyrtarisht pjesëmarrjen në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm. Në finalen e fundit mes tyre kanë triumfuar kuqezinjtë të cilët në 2016-ën i mposhtën bardhezinjtë në Superkupën e Italisë së zhvilluar në Doha pas goditjes së penalltive. Kjo do të jetë finalja e parë si trajner për Genaro Gattuson me Milanin ndërkohë që në krahun tjetër Massimiliano Allegri me një triumf të mundshëm do të vendoste një rekord absolut duke u bërë trajneri i parë që fiton kampionatin dhe Kupën për 4 vite radhazi, në 5 ligat më të rëndësishme europiane.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency