Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sytë nga Spanja dhe Italia, nis sot rrugëtimi i tyre për në Euro 2020!

Ditën e shtunë do të luhen edhe tetë takimet e fundit që plotësojnë kuadrin e sfidave të para, përsa i përket ndeshjeve në grupe, të fazës kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian. Spanja bashkë me Gjermaninë janë dy përfaqësueset që numërojnë më shumë tituj në Kontinentin e Vjetër, nga 3 gjithsej, sidoqoftë pa filluar akoma ndeshjet eliminatore “furia e kuqe” kuotohet si forca e dytë për të triumfuar në edicionin e 16 të këtij kompeticioni, pas Francës. Ekipi i Luis Enrique-s do të zbresë në fushë në orën 20:45 në Stadiumin Mestalla, ku do të presë kombëtaren e Norvegjisë dhe trajneri asturian befasoi jo pak, teksa grumbulloi në prag të këtij takimi për herë të parë në seleksionin spanjoll lojtarë si Sergi Gomez, Sergio Canales, Jaime Mata dhe Fabian Ruiz, megjithëse për hir të së vërtetës mesfushori i Napolit u tërhoq për arsye dëmtimi. Në Grupin F bëjnë pjesë gjithashtu edhe katër skuadra të tjera përfaqësuese si Suedia, Rumania, Ishujt Faroe dhe Malta. Kombëtarja iberike dominoi këtë sport për një periudhë 4-vjecare, duke fituar 3 turne të rëndësishmë radhazi, 2 Kampionate Evropiane dhe 1 Kupë Bote, por me kalimin e viteve, e largimin e Xavi-t dhe Iniesta-s, apo edhe të një brezi të artë futbollistësh në mënyrë të kuptueshme kjo ecuri ndryshoi ndjeshëm dhe tani Spanja vuan qoftë edhe për të siguruar një lloj vazhdimësie në rezultate.

Kështu Spanja që pozicionohet në vendin e 9-të në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s dështoi në mënyrë spektakolare në Ligën e Kombeve, teksa humbi dy përballjet e fundit në fazën e grupeve me rezultatin e njëjtë 3-2 me Anglinë dhe Kroacinë, ndërkaq ekipi nordik në krahun tjetër fitoi Grupin e Tretë në Divizionin C, megjithëse bëhej fjalë për kundërshtarë të një niveli krejt tjetër si Bullgaria, Sllovenia dhe Qipro. Nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur suedez Lars Lagerback Norvegjia është përmirësuar së tepërmi, duke u rikthyer në 50-shen më të mirë të botës, madje përfaqësuesja nordike ka edhe një mundësi tjetër për t’u kualifikuar për në evropianin e ardhshëm, kur të ndeshet me Serbinë, Skocinë dhe Finlandën në Nations League, në fazën finale të Divizionit C.

Dy vendet për herë të fundit janë përballur 15 vjet më parë, kur Spanja eliminoi Norvegjinë nga Evropiani Portugali 2004 duke i fituar të dy takimet me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Më herët po në këtë grup në orën 18:00 në Friends Arena të Solna-s do të masin forcat Suedia me Rumaninë, dy vende që ndahen nga 11 pozicione në renditjen botërore, por kurioz është fakti që përfaqësuesja ballkanase nuk është mundur kurrë në ndeshjet kompetitive nga skuadra skandinave. Italia do të presë Finlandën në orën 20:45 në Dacia Arena të Udines, në një duel të vlefshëm për Grupin J, grup ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Bosnje – Hercegovina, Greqia, Armenia dhe Lihtenshtejni.

“Të kaltërit” kanë ndryshuar vërtet shumë dhe gjatë kësaj periudhe si gjithmonë interesimi është vërtet shumë i madh për të kuptuar 11 lojtarët me të cilët trajneri Roberto Mancini do të fillojë takimin. Në 12 përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave përfaqësuesja e Finlandës krenohet thjesht me një barazim, të regjistruar në shtatorin e vitit të largët 1975, kur Italia e drejtuar nga trajneri Enzo Bearzot u bllokua në shifrat 0-0 brenda në Olimpico të Romës nga ekipi nordik. Ndeshjet eliminatore do të startojnë në orën 15:00 me takimin e Tbilisit Gjeorgji – Zvicër.

Sfidë e vlefshme për Grupin D ku bëjnë pjesë edhe Danimarka, Republika e Irlandës si dhe Gjibraltari. Vlen të përmendet fakti se përfaqësuesja helvete fitoi Grupin e Dytë në Divizionin A të Ligës së Kombeve, ndërsa Gjeorgjia në anën tjetër siguroi vendin e parë në Grupin e Parë të Divizionit D. Po ditën e shtunë në fushë do të zbresë gjithashtu edhe Brazili. 5 herë kampionët e botës që nën drejtimin e Tite-s kanë fituar 6 ndeshjet e fundit pa pësuar as gol, do të përballen në Portugali, në orën 18:00 në Stadiumin Dragao të Portos në një takim miqësor me Panamanë, që pavarësisht pjesëmarrjes në Botërorin Rus paraqitet me plot 9 humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...