Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Szczesny nuk i frikësohet Mbappe, portieri polak: E ndal unë!

Polonia siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës pas plot 44 vitesh. Robert Lewandowski me shokë ia dolën ta mbyllnin Grupin C në vendin e dytë pavarësisht disfatës së fundit me Argjentinën. Tashmë në fazën me eliminim direkt, polakët i pret një duel mjaft i fortë ndaj Kampionëve në fuqi, Francës.

“Gjelat” janë padyshim favorit ndaj Polonisë, teksa Kylian Mbappe është rreziku kryesor për prapavijën e polakëve dhe mbi të gjitha për portierin Wojciech Szczesny. Megjithatë, gardiani i Juventusit nuk i frikësohet aspak sulmuesit të PSG, madje së fundmi shprehet se është ai vetë që do ta ndalë 23-vjeçarin.

“Ata janë favoritët kryesorë sepse bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mira në botë. Por, ne do të japim më të mirën për të kaluar më tej. Çelësi për të ndalur Mbappe? Jam unë, do të mundohem ta ndalë vetë Kylian”, u shpreh Szczesny.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...