Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Szczesny: Nuk më intereson Arabia Saudite, kam shumë para dhe preferoj Juventus-in  

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet italiane, ku ka sqaruar të ardhmen e tij, e cila së fundmi është përfolur shumë.

Polaku theksoi se është një lojtar i Juves dhe që nuk ka ndërmend të largohet ose të paktën kjo do ndodhë vetëm nëse klubi dëshiron ta shesë.

Lexo edhe: 

“E di që jam dhe do të jem lojtar i Juventusit, nëse nuk duan të më shesin. Do të qëndroj këtu për aq kohë, sa duan ata. Unë jam i lidhur me këtë klub, i respektoj vendimet e tyre. Ata duan që unë të mbroj portën e Juventusit. Këtu përfundon ky diskutim”-tha ai.

Më tej i pyetur për mundësinë e vazhdimit të karrierën në Arabinë Saudite, Szczesny theksoi se ka mjaftueshëm para dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Europa.

“Kam shumë para në jetën time. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës për Juventusin është sfida më e mirë që mund t’i jap vetes.”-deklaroi portieri.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...