Bundesliga

Szoboszlai nderon Leipzigun, “demat e kuq” në vendin e tretë

Leipzigut i mjaftoi një gol i Szoboszlait në përballjen me Leverkusenin për të marrë një trepikësh që e ngjit në vendin e tretë të Bundesligës. Në një përballje të ekuilibruar dhe të kujdesshme, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të praprekura, ndërsa në pjesën e dytë hungarezi u shërbye saktë nga Nkunku, duke shënuar golin e gjashtë në këtë edicion, por që peshon shumë, aq me tepër ndaj një rivali direkt për vendin e tretë.

Leipzigu duket gjithnjë e më pranë sigurimit të një prej katër vendeve të para, ndërsa Leverkuseni duhet të tregohet i kujdesshëm në katër javët e mbetura për të mos rrezikuar që të humbë pozicionin e katërt që mban aktualisht me 52 pikë, një më shumë se Freiburgu.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency