Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Ta harrojnë Kupën e Botës”, Neymar zbulon bisedën me Messin dhe Mbappe

Neymar e ka nisur shumë mirë sezonin me PSG-në. Sulmuesi numëron 15 gola dhe 12 asiste me kampionët e Francës dhe shkon në Botërorin e Katarit në një formë shumë të mirë sportive.

Tifozët e Brazilit presin që 30-vjeçari të udhëheqë Kombëtaren seleçao drejt fitimit të Kupës së Botës, trofe që i mungon Brazilit prej vitit 2002, dhe Neymar është gati për këtë sfidë të madhe.

Goleadori ka zbuluar në rrëfimin e fundit edhe fjalët që u ka thënë Leo Messit dhe Kylian Mbappe në lidhje me Botërorin Katar 2022, që fillon të dielën e 20 nëntorit me sfidën Katar-Ekuador.

Kupa e Botës është ëndrra ime më e madhe. Tani kam një mundësi tjetër dhe shpresoj ta realizoj. Kemi bërë shaka me Messin dhe Mbappe në lidhje me mundësinë e përballjes me njëri-tjetrin në finale.

Unë u thashë atyre se do të bëhem kampion bote, kemi qeshur shumë me njëri-tjetrin. Të luash me Messin dhe Mbappe është një kënaqësi e madhe. Ata janë lojtarë të mëdhenj, por Botërorin dua ta fitoj unë.

Mbappe e ka fituar, ndërkohë që Messi, i cili konsiderohet  prej vitesh si më i miri në planet, e ka humbur një finale. Tani është radha ime për të fituar Kupën e Botës”, deklaroi Neymar.

Brazili bën pjesë në grupin G bashkë me Zvicrën, Kamerunin dhe Serbinë. Skuadra e Tite-s luan takimin e parë në Katar ndaj Serbisë (24 nëntor).

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...