Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Ta kthejmë dhimbjen në forcë”, Howe: Një ndeshje fitohet në zonën kundërshtare

Newcastle nuk ia doli në finalen e Carabao Cup teksa u mposht në Wembley nga Manchester United me rezultatin 2-0. “Qymyrxhinjtë” duhet të presin ende për një titull madhor ndërsa trajneri Eddie Howe pas sfidës u shpreh se këtë dhimbje për humbjen me United duhet ta kthejnë në forcë, ndërsa shpreson që skuadra të rikthehet shpejt të luftojë sërish për titull.

“Të vjen keq sepse humbja e një finaleje të lë “shije të hidhur”, jemi të dëshpëruar. Megjithatë, unë tani shoh nga e ardhmja dhe shpresoj që të rikthehemi shpejt të luftojmë sërish për një titull. Fansat kanë qenë të mrekullueshëm në këtë sezon dhe kur i shoh të dëshpëruar ndjej shumë dhimbje. Tani duhet të motivohemi dhe të marrim rezultate pozitive që t’i bëjmë ata sërish të lumtur.

Lexo edhe:

Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, por një ndeshje fitohet në zonën kundërshtare. Nuk ishim të mirë mjaftueshëm në mbrojtje, por edhe në sulm nuk u shfaqëm efikas. Në fakt këtë problemin me sulmin e kemi prej disa javësh. Tani të mendojmë për Manchester City, është ndoshta ndeshja më e vështirë në kalendar”, u shpreh Howe.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...