Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ta shohim kush është më i fortë”, Pulisic “presion” Interit: Ëndërroj gol në derbi

Fundjava në Itali është e gjitha e rezervuar për një nga ndeshjet më të pritura dhe më të ndjera siç është derbi mes Interit dhe Milanit. Të dyja skuadrat vijnë në formë të shkëlqyer duke fituar të treja ndeshjet e para ndërsa dyshja milaneze konsiderohen edhe si favoritët kryesorë për të fituar titullin.

Në fakt, është ende herët, megjithatë secila prej skuadrave kërkon të dërgojë një mesazh teksa Christian Pulisic i Milanit thekson se është shumë kurioz të shohë se cili ekip është më i fortë. Anësori i transferuar këtë verë te kuqezinjtë shpreson të shënojë një gol në derbi dhe të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë tre pikët e radhës.

Lexoni edhe:

“Kam luajtur në shumë stadiume të bukura, por San Siro është impresionues. E mbaj mend atmosferën që krijohej edhe kur e kam vizituar si kundërshtar me Chelsean, ishte e pabesueshme. Derbi kundër Interit është ndeshja perfekte për të zbuluar se kush është skuadra më e fortë. Ëndërroj të shënoj gol, ose edhe të jap një asist. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe shpresoj ta fitojmë”, u shpreh Pulisic.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...