Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Ta verifikonte në VAR”, CEO i Bayern-it: Arbitri gaboi rëndë, na mohoi golin e de Ligt

Referuar raportimeve të medieve, në Gjermani, të gjithë janë të zemëruar me gjyqtarin Szymon Marciniak për golin e anuluar të de Ligt në fundin e ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich.

Ndërsa ka reaguar pas ndeshjes, Jan-Christian Dreesen, CEO i klubit bavarez, u shpreh arbitri duhej ta kishte lejuar vazhdimin e lojës dhe nëse dyshonte për pozicion rasti duhej verifikuar në VAR.

Lexo edhe: 

“Ky është fjalimi im më i vështirë deri më sot. Ishte një humbje e dhimbshme. Skuadra dha gjithçka, sakrifikoi dhe luftoi aq shumë. Ëndrra jonë e madhe ishte për të kurorëzuar një sezon jashtëzakonisht pozitiv të Champions League me një finale gjermane në “Wembley”. Neuer na shpëtoi dhe na mbajti në lojë për 85 minuta me pritje të pabesueshme. Davies shënoi me këmbën e djathtë, diçka që e bën rrallë. Më pas pësuam dy gola dhe në fund të ndeshjes u krijua kjo situatë. Arbitri duhet të kishte lejuar vazhdimin e lojës dhe më pas ta rishikonte atë me VAR. Ne nuk duam të jemi humbës të këqij, por ky vendim na duket i gabuar dhe për këtë arsye është edhe më i hidhur”-deklaroi Dreesen.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...