Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tabarez fsheh kartat: Cavani të shohim nëse do të jetë

Oscar Washington Tabarez ose gjenerali siç quajnë ndryshe në Uruguai është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp përpara sfidës çerekfinale të Botërorit ndaj Francës. Tabarez e ka pranuar se Uruguai i tij edhe në këtë sfidë nuk është favorit por do të bëjë gjithçka për të kalaur më tej.

“Jemi të vetëdijshëm për limitet tona. Nuk jemi kurrë favoritë por jemi shumë krenarë. Franca është një kundërshtar shumë i fortë me të cilët kemi një histori tonën, ata na respektojnë dhe ne i respektojmë”.

Më pas Tabarez është ndalur te gjëndja e njeriut që e çoi Uruguain në çerekfinale me dy golat e tij ndaj Portugalisë, Edinson Cavanit, duke mos dhënë shumë informacione nëse El Matador do të jetë apo jo në fushë.

“ Është diçka shumë e trishtueshme për një futbollist të dëmtohet gjatë fazës finale të një Botërori. Cavani është një lojtar thelbësor për ne. Ka filluar të punojë për t’u rikthyer në dispozicionin tim, madje ka dyfishuar sforcot. Mendoj se kemi dhënë shumë informacion mbi gjëndjen e tij me deklaratat për shtyp, mjafton me kaq. Pasi as unë nuk di gjë mbi gjëndjen e lojtarëve të Francës. Të shohim nëse Cavani do të jetë ndaj gjelave”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...