Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tabarez pranë një rekordi absolut

Për popullin uruguajan e jo vetëm, Oscar Tabarez nuk është vetëm një tranjer, por një legjendë e gjallë. E jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. 71-vjeçari ka hyrë në librin e famshëm të rekordeve Guiness, falë 185 ndeshjeve në të cilat ai ka qenë në drejtim të Kombëtares së tij, e katër pjesëmarrjeve në Botëror. Pavarsisht sëmundjes, prej së cilës ai lëviz me vështirësi, Tabarez para pak kohësh vendosi të mos dorëzohet, duke rinovuar kontratën me federatën edhe për katër vitet e ardhshme. Kur të luhen miqësoret e rradhës në mes të tetorit, ai do të nisë ciklin e pestë në drejtim të të kaltërve, e gjithashtu të katërtin rresht. Me 185 ndeshje si tranjer i amerikanojugorëve, “Il Maestro”, siç njihet në Uruguai ka pas tij gjermanët Sepp Herberger dhe Joachim Löw, me nga 167 ndeshje secili. Jo vetëm kaq, por me pjesmarrjet në Botëroret e viteve 1990, 2010,2014 e 2018 Tabarez ka barazuar gjermanin Helmut Schon e anglezin Walter Winterbottom me katër paraqitje në Botëror si tranjerë. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës të vitit 2022, që do të zhvillohet në Katar, ish-tekniku i Milanit do të vendoste një tjetër rekord absolut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...