Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tafa: Me pak fat i marrim pikë Spanjës, ëndërroj kombëtaren A

Bashkë me Albjon Ademin në konferencën e rradhës për shtyp të kombëtares Shpresa ishte edhe mbrojtësi Shaqir Tafa. Ky i fundit luan në Itali me skuadrën e Cuneos në Serinë C. Edhe Tafa u shfaq optimist për takimet ndaj Spanjës dhe Estonisë ndërsa si të gjithë të rinjtë e talentuar edhe ai ëndërron një ditë të luajë me përfaqësuesen e madhe.

“Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi janë skuadër me elementë cilësorë, por kanë edhe një ekip kompakt. Do mundohemi  ti limitojmë në hapësirat e tyre ofensive. Ndoshta rezultati në Spanjë nuk ishte dhe shumë real për lojën që bëmë, sidoqoftë duhet të kemi edhe pak fat. Ata janë të parët e grupit, por ne do të bëjmë lojën tonë për të arritur më të mirën. Mendojmë të kufizjmë maksimalisht hapësirat e tyre. Ne mund të kishim më shumë pikë, nëse do të tregonim më shumë përqëndrim deri në fundin e lojës, ku jemi penalizuar shpesh. Na mbetet të bëjmë më të mirën tonë tashmë për të mbyllur me pikë këtë raund eleminator” u shpreh mbrojtësi.

Kombëtarja A?

“Është një ëndërr të shkoj te kombëtarja A. Po bëra mirë këtu ndoshta mund të ketë hapësirë edhe për mua. Njoh Veselin dhe Ajetin por më pëlqen Mavraj. Të shpresojmë të jemi mirë në këto 2 ndeshje dhe pastaj për të tjerat ka kohë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...