Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tafas dhe Rashiti mundësia për të mbushur arkën, Kukësi me ide të qarta

Angelos Tafas pritet që të jetë portieri i Gjilanit për ndeshjet e Europës. “SuperSport” mëson se skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka arritur marrëveshjen me Kukësin për huazimin e “gardianit”, për sfidat e Conference League.

Portieri do të ketë mundësinë që të tregojë aftësitë e tij në Europë, ndërkohë që Kukësi shpreson që paraqitjet e Tafas të bëjnë që në tavolinë e klubit të ketë ndonjë ofertë për Tafas.

Verilindorët janë në një moment jo të mirë, për shkak se këtë vit kanë vendosur të ulin buxhetin, e në rast se do u krijohet mundësia për të shitur ndonjë nga lojtarët që kanë në organikë, nuk do të mendoheshin gjatë. Tafas është një lojtar premtues dhe mosha e re dhe nëse paraqitet mirë në ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Conference League ndaj Progrès Niederkorn.

Lexo edhe: 

Krahas Tafas, Kukësi dhe Gjilani po negociojnë dhe për Atdhe Rashitin, sulmuesin i cili u bashkua në janar me verilindorët. Kuksianët kanë të njëjtin plan si për portierin, që në rast të një paraqitje të mirë, mund të krijojnë ndonjë opsion për të shtuar të ardhurat.

Problemet e Safet Gjicit kanë ndikuar drejtpërdrejt tek skuadra verilindorë, që po punon edhe në merkaton në hyrje, teksa deri më tani ka afruar zyrtarisht  Blerim Sahitaj dhe Mario Beshiraj.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....