Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tafas gëzon Longon, Kukësi tani me marsh të fundit

Kukësi nuk po kalon një moment të mirë, teksa në 11 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore ka marrë vetëm 1 fitore, atë ndaj Dinamos në fazën e tretë. Skuadra e Diego Longos ka lëshuar shumë terren në javët e fundit, duke humbur vendin e tretë, me Partizanin që ka një bilanc më pozitiv me verilindorët dhe e sheh veten në zonën evropiane, pavarësisht se në kuotë të barabartë pikësh me ekipin kuksian.

“Kukës Arena” hapi dyert në ndeshejn me Laçin duke i dhënë ndoshta lajmin më të mirë të sezonit Kukësit, që do tentojë që duke nisur nga përballja e radhës me Partizanin të shfrytëzojë faktorin fushë, për t’u rikthyer në zonën evropiane, ku mungoi sezonin e shkuar.

Stafi teknik do i gëzohet rikthimit të Bruno Lulajt, Victor Feijao dhe Shqipërim Taipit, të cilët munguan ndaj Teutës për shkak kartonësh dhe ndaj të kuqve skuadra do të kërkojë maksimumin ndaj një kundërshtari që u ka hapur shumë punë këtë edicion.

Një tjetër lajm i mirë te Kukësi është rikthimi i Angelos TafasSupersport mëson se gjithçka ka shkuar sipas planit për portierin që pak javë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani është gati për fazën e fundit të rikuperimit.

“Gardiani” do të bashkohet me skuadrën në fillimin e javës dhe me gjasa do të jetë i disponueshëm duke nisur pas ndeshjes me Partizanin. Kukësi do të luajë gjithçka në këto javë të mbetura për të konkretizuar me sukses një edicion me shumë luhatje.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...