Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Tafili: Të shkojmë sa më larg në Kupë, jemi për Superioren!

Mesfushori i Vllaznisë Alsid Tafili në mikrofonin e Supersport analizoi fitoren e shkodranëve ndaj Kamzës duke nënvizuar se Vllaznia nuk e meriton të jetë në Kategorinë e Parë, pasi me lojtarët që ka aktualisht në dispozicion mund të rivalizojë denjësisht me të gjitha skuadrat e Superiores dhe këtë e tregoi sot ndaj Kamzës.

Ndeshja – “Dëshira ishte të tregonim forcën e skuadrës tonë, pasi kemi lojtarë që kanë eksperiencë dhe që kanë luajtur prej shumë vitesh në Superiore. Kemi dhe një ndeshje kthimi, por ne besojmë të kualifikimi. Kundërshtari me një rast na goditi, por pjesa tjetër e lojës ishte vetëm e jona. Duhet të shënonim dhe të tretin e të katërtin, por në përgjithësi diçka ishte shumë e mirë për ne. U ndje disi lodhja, pasi ndeshja kishte rendiment të lartë. Por skuadra e përballoi mirë dhe morëm atë që meritonim, të gjithë duan të tregojnë veten e tyre dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën. Synimi ynë është të shkojmë sa më larg në Kupë, por fillimisht të kalojmë Kamzën. Pastaj do të shohim sesi do të shkojë ky kompeticion”.

Rënia dhe rikthimi – “Të gjithë e dinë që ishte rastësi që Vllaznia ra në Kategorinë e Parë, por ne kemi nivel superiore. u pa dhe sot përballë një skuadre si Kamza, që ka shumë eksperiencë në Superiore. problem kemi vetëm ambientet sportive këtu në Kategorinë e Parë, por si nivel, mund të them se e meritojmë një vend në Superiore. Shpresoj të rikthehemi sa më shpejt”.

Sezoni i shkuar – “Fazën e tretë vjet, kemi qenë shumë mirë dhe morëm shumë pikë, por në fazën e katërt, ndryshuam shumë gjëra. Kundërshtarët tanë “luajtën” brenda dhe jashtë fushës. Vllaznia nuk i bën këto gjëra dhe si pasojë, ishim ne ata që u rrëzuam në Kategorinë e Parë”,- u shpreh Tafili.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...