Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tagliafico kërkohet nga Reali, shtyn Marcelon drejt Juves

“Real Madridi është vënë në gjurmët e Tagliaficos”. E thotë këtë menaxheri i lojtarit të Ajaxit, Ricardo Schlieper, i cili foli përmes telefonit, gjatë programit “La Oral Deportiva” në “Radio Rivadavia”. Ai konfirmoi se mbrojtësi anësor i Ajaxit është në listën e merkatos së Real Madridit, për shkak se Marcelo do të shkojë te Juventusi. Ka pasur interesime edhe të skuadrave të tjera, por askush nuk më ka telefonuar ende”.

Deklaratat e Schlieper konfirmojnë se mundësia për ta parë brazilianin në radhët e “Zonjës së Vjetër” nuk do të jetë e largët. Vetë Marcelo i ka hedhur poshtë thashethemet mediatike, por marrëdhënia e tij nuk është më idilike me trajnerin Santiago Solari. Braziliani ka luajtur vetëm 13 herë në kampionat, kjo nuk është mister. Dhe pastaj, te Juventusi ka mikun e tij të madh, Cristiano Ronaldo.

Shpërthimi i Reguilón e kanë reduktuar aktivizimin e Marcelo deri më tani, në La Liga. Mbrojtësi veteran në Madrid mësohet se i ka kërkuar klubit të vlerësojë shitjen e tij në fund të sezonit. Në këtë pikë ndërthuret deklarata e Schlieper për mbrojtësin Tagliafico, të cilit i mbeten edhe 2 vite kontratë me Ajax, dhe kundër Real Madridit luajti një ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve.

“Tagliafico nuk ka klauzolë lirimi në kontratë, por Ajax ka vendosur një çmim minimal për klubet më të mira europiane, – tha menaxheri i lojtarit. – Unë mendoj se është koha e duhur për Tagliafico, që të bëjë kapërcimin e madh në karrierë”.

Një kapërcim në karrierë i mbrojtësit të Ajax, që do ta afronte më shumë Marcelon pranë Juventusit

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...