Serie A

Tagliavento: Goli i Muntarit, gabimi më i madh në karrierë

Paolo Tagliavento do të mbahet mend gjatë në Itali më shumë për gabimet se sa për karrierën e tij të gjatë në arbitrim. Njolla më e madhe e ish-arbitrit është ndeshja e famshme Milan-Juventus, ku goli i Sulley Muntari nuk u akordua i rregullt edhe pse topi e kishte kaluar dukshëm vijën fatale. Në lidhje me atë moment, Tagliavento pranon se ka qenë gabimi më i madh gjatë karrierës së tij.

“Goli i Muntarit ka qenë gabimi më i madh në karrierën time dhe kjo gafë nuk do të ekzistonte nëse do të kishim teknologji. Në ate kohë nuk kishim ndihmë ekstra, pasi nuk ishte as ‘goal-line technology’ dhe gjithçka ishte në dorën e anësorit. Në momentin e golit të Muntarit, anësori më siguroi që topi nuk e kishte kaluar krejtësisht vijën fatale, ndërsa unë nga pozicioni im nuk mund ta gjykoja dot”, rrëfen ish-arbitri.

Ai flet edhe mbi aplikimin e sistemit VAR, mbi të cilin fillimisht ishte shumë skeptik.

“Sezoni im i fundit si arbitër ishte edhe viti i parë me sistemin VAR. Më duhet të pranoj që fillimisht kam qenë shumë skeptik dhe kisha shumë dyshime mbi teknologjinë, por me kalimin e kohës kuptova që është shumë i domosdoshëm”, tha Tagliavento.

Për t’u kthyer te njollat e karrierës në arbitrim, Tagliavento foli edhe për gjestin e famshëm të Jose Mourinhos, pas ndeshjes Inter-Sampdoria, me “Special One” që bënte gjestin e prangave.

“U irritova shumë kur pashë diçka të tillë, por vetëm për momentin. Të gjithë më pas thane se e kisha arbitruar atë ndeshje shumë mire”, përfundoi Paolo Tagliavento.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency