Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tahiri paralajmëron para “tryezës” të së hënës: Pa polici, nuk kthehemi në fushë

Vendimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë (janë anëtarë 450 gjyqtarë futbolli) u ka vënë drynin 200 fushave sportive, ku do të zhvilloheshin ndeshjet në këtë fundjavë.

18 mijë futbollistët, që do të zbrisnin në fushë, janë me sytë nga takimi i ditës së hënë mes federatës shqiptare të futbollit dhe organeve qeveritare garante për sigurinë, për të mësuar nëse policia do të rikthehet ose jo në stadiumet tona.

Një kërkesë bazike jo vetëm për sigurinë, por edhe për ndershmërinë e garës, sipas Presidentit të Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati. Në një intervistë për Top Channel, ai tregon pasojat e mungesës së policisë në stadiume dhe impakti që kanë tek arbitrat dhe gjykimi.

“Nëse nuk ka polici në stadiume, as arbitri nuk mund të marrë vendime të drejta dhe mund të kompromentojë garën”.

Ndeshjet e para që priten të zhvillohen sipas kalendarit, janë ato të Kupës së Shqipërisë, ditën e mërkurë, të cilat mbeten në varësi të takimit të së hënës.

“Në rast se nuk do të rikthehet policia, bojkoti do të vazhdojë. Ne vijmë nga një sistem totalitar, ku vetëm polici mund të mbajë rendin dhe sigurinë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...