Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Taipi: Jap maksimumin për Skënderbeun, duam titullin kampion

Shqipërim Taipi ishte nga të paktat gjëra të bukura të Skënderbeut në ndeshjen e sotme përballë Partizanit. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, në vendin e Guedj dhe menjëherë tregoi një shpirt të lartë gare, por edhe qarkullim mjaft të mirë të topit.

Luanit ndeshjen e parë me Skënderbeun, por u patë i ambientuar mjaft mirë me këtë skuadër…
Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi vij nga një kampionat tjetër dhe kisha edhe emocione, por isha gati të jepja maksimumin.

Do të donit të kishit ardhur më herët në kampionatin shqiptar?
Do të kishte qenë më mirë më herët, por unë jam ende i ri dhe besoj se jam në kohë për të qenë këtu, ndaj tani duhet të hedh hapat një nga një.

Mendoni se jeni ende në garë për titull?
Kampionati është shumë i gjatë dhe ne do të mendojmë deri në fund për titullin kampion, por pse jo edhe për Europën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...