Futboll

Takim me avokatin e drejtësisë sportive, Veliaj bëhet “pishman” dhe ndryshon postimin

Tashmë nuk është më një sekret që kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj është përfshirë edhe në garën për kryetar të FSHF. Veliaj ka dalë hapur kundër presidentit aktual, Armand Duka ndërsa shprehet se kërkon të bëjë të tijën edhe Federatën.

Sakaq, ditën e sotme, krybashkiaku është takuar me një avokat ndërkombëtar të drejtësisë sportive si Efraim Barak, ndërsa nëpërmjet rrejteve sociale e ka shpërndarë këtë lajm si një mesazh për pastrimin e futbollit në Shqipëri duke kërkuar të fitojë besueshmëri pas skandalit të fundit nga video e publikuar.

Mirëpo, pak minuta më pas, Veliaj vendosi të ndryshonte mesazhin e parë, ndërsa në të dytin postim theksonte vetëm se avokati do të ndihmonte në krijimin e CAS-it shqiptar duke dalë “blof” në dëshirën e tij për të përfituar nga situata.

Postimi i parë i Veliajt: 

Postimi i dytë:

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency