Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Takim me kreun e FIFA-s dhe atë të FFK-së para Champions Leagues, Duka: Folëm për projektet e përbashkëta

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar një takim me kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

Krahas fotos të bërë publike në rrjetet sociale, Duka shkruan se ky takim është zhvilluar pak para finales së Champions League, ndërsa shton se kanë biseduar për projektet që FSHF-ja dhe FFK-ja do të realizojnë së bashku.

“Pak orë para finales së Champions League, pata mundësinë të zhvilloj një takim të përzemërt me Presidentin e FIFA, Gianni Infantino.  Së bashku me Zv. Presidentin Dervishaj, Presidentin e FFK, Agim Ademi, Sekretarin e përgjithshëm të FFK, Taulant Hodaj folëm me Presidentin Infantino mbi projektet në dy Federatat tona dhe i shpreha falenderime të sinqerta në emër të FSHF për projektet madhore që FIFA na ka besuar, si implementim i sistemit VAR dhe ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit.”-shkruan Duka në postimin e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...