Merkato

Takime intensive me Wanda Narën, “gjiganti” turk kërkon Icardin

Mauro Icardi mund të përfundojë në Turqi. Sulmuesi argjentinas nuk bën më pjesë në planet e PSG-së, klub me të cilin ka edhe dy vite kontratë. Monza u tërhoq nga gara, teksa tani lojtarin po e tenton Galatasaray.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë kryer disa takime gjatë këtyre ditëve me Wanda Narën, gruan dhe agjenten e 29-vjeçarit sipas raportimeve të Fotomac.

Galatasaray e kërkon në huazim, teksa shpreson që një pjesë të pagës sezonale prej 10 milionë eurosh ta paguajnë kampionët e Francës. Trajneri Galtier e bëri të qartë se Icardi duhet të shohë një aventurë të re në karrierë.

“Gjiganti” turk ka ambicie të mëdha për sezonin e ri. Ardhjet e Dries Mertens dhe Lucas Torreira kanë shtuar entuziazmin te tifozeria e zjarrtë e Galatasarayt, të cilët shpresojnë të zyrtarizohet edhe Icardi.

Sulmuesi luajti 30 ndeshje sezonin e fundit me PSG-në, gjatë së cilave shënoi vetëm pesë gola. Icardi kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht për të marrë një ftesë nga Argjentina në Katar 2022, diçka që Galatasaray ia mundëson.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency