Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Takimi me Perez vendos përfundimisht të ardhmen e Modricit

Luka Modric e ka marrë shumë seriozisht mundësinë e transferimit tek Interi. Këtë të mërkurë është paraqitur sikurse ishte programuar na Valdebebas, me premtimin se do të marrë shumë shpejt një përgjigje nga Reali i Madridit. Gjatë orëve të pasdites ka programuar një takim kokë më kokë me zëvendëspresidentin e Realit të Madridit José Angel Sanchez.

Kroati insiston të takojë Florentino Perezin e të gjithë rrethanat të bëjnë të mendosh se të dy do të vendosin pikat mbi i gjatë të enjtes.

E ndërsa te Reali po i kërkojnë të qëndrojë, ai e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar tek Interi.

Vendimi i Modricit nuk ka të bëjë shumë me anën ekonomike, por me nisjen e një cikli të ri. Presionet e orëve të fundit nuk e kushtëzojnë aspak në vendimmarrje. Është gati edhe të prishë marrëdhëniet e mira që ka me klubin nëse te Reali nuk e mbajnë fjalën.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...