Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Takimi në Barcelonë, reagon Dortmundi: Qëndrimi ynë për Haaland, i qartë

Erling Haaland dhe përfaqësuesit e tij kuptohet qartë se e kanë vendosur që këtë verë duan të ndryshojnë skenën. Lojtari mendon se ka ardhur koha për të bërë një hap në një ekip të madh, por kjo nuk varet vetëm nga ai. Borussia e Dortmundit zotëron kartonin e lojtarit dhe asgjë nuk mund ta detyrojë ta lërë të lirë talentin nordik në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Është e qartë që në vitin 2022 Haaland ka një klauzolë në kontratë që do të aktivizohet dhe që do të ulë çmimin e tij në 75 milionë euro, por këtë vi tai nuk mund t’i vendosë asnjë kusht klubit verdhezi. Pas takimit midis Mino Raiolas, agjent i futbollistit, dhe babait të Haaland, Alf-Inge, me Joan Laportan dhe përfaqësuesit e tjerë të Barcelonës, ​​Dortmundi ka reaguar për t’u paraprirë ngjarjeve të pakëndshme.

Michael Zorc, drejtori sportiv i klubit gjerman, tha për “Sky Germany”: “Dje fola me Mino Raiolan dhe ia bëra shumë të qarta synimet tona”. Me pak fjalë, klubi mban pozicionin e tij të palëkundur, duke mos dashur të lëshojë pe.

Ekipi gjerman është i vetëdijshëm se në vitin 2022 futbollisti do të mund të largohet për 75 milionë euro dhe nëse dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, dua të nxjerrë në merkato që këtë verë. Çmimi i Haaland vërtitet te 180 milionë euro, minimum që klubi gjerman synon të arkëtojë. Lufta e nervave parashikohet të jetë titanike.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...