Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Takimi Perez-Ancelotti, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

Florentino Perez ka patur një takim më Valdebebas, selinë qendrore të Realit të Madridit, me Carlo Ancelottin. Në përballjen e parë mes tyre pas eliminimit së fundmi në Champions League nga ana e Manchester City. Siç bëjnë të ditur mediet spanjolle, presidenti i Los Blancos i qëndron idesë për të vazhduar projektin me teknikun italian në drejtimin e skuadrës.

Perez ka sqaruar se organika do të përforcohet në akord me politikat e klubit. Mbi të gjitha të dy kanë hedhur opsionet e tyre se si mund ta bëjnë skuadrën më kompetitive. Ancelotti është i pari që është i bindur se organika aktuale ka goxha të ardhme, ndaj ka rënë dakord që nevojiten vetëm disa prekje të vogla. Klubi nga ana e tij, kërkon që të rinjtë të bëjnë një tjetër hap drejt rritjes.

Objektivi numër një është Jude Bellingham, mesfushori anglez i Borussia Dortmund, të cilin e kërkon gjysma e Europës. Prioriteti tjetër është një sulmues, si alternativë për Karim Benzema. Fituesi i Topit të Artë jep ende garanci me 29 gola të shënuar këtë sezon, por mosha rëndon për të gjithë. Dhe duhet dikush në lartësinë e duhur për t’i lejuar francezit të marrë frymë herë pas here.

Lexo edhe: 

Anceloti ka muaj që e përsërit, dhe e konfirmoi edhe pas eliminimit nga Champions League, se ka një kontratë me Realin e Madridit deri në 2024 dhe ka ndër mend ta respektojë. Pavarësisht tentativave të Brazilit që e kërkon prej kohësh për stolin. Sezoni do të mbyllet gjithsesi me 3 trofe: Superkupë Europiane, Botërori i Klubeve dhe Kupa e Mbretit. Dhe pse dy objektivat kryesorë kampionati dhe Championsi iu ikën për duarsh.

Gjithsesi puna e shkëlqyer e teknikut italian ka bindur edhe Perez, një nga ata presidentë që nuk ngurron të ndryshojë trajnerë dhe projekt. Numri një i Los Blancos është i bindur t’i japë edhe një shans Ancelottit, i cili ka dhe mbështetjen e senatorëve në dhomat e zhveshjes. Me shpresën që me disa përforcime cilësore, Reali të kthehet i frikshëm për këdo.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...