Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Takimi special në Milanello, Ibra zbulon bisedën me trajnerin Pioli

Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Inter, Zlatan Ibrahimovic vendosi t’i drejtohej qendrës stërvitore të Milan, Milanello. Ish-sulmuesi ishte së bashku me trajnerin Stefano Pioli duke ndjekur seancën stërvitore të kuqezinjve para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle. Një sfidë e rëndësishme si për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane, ashtu edhe për të hedhur pas krahëvë atë humbje të shëmtuar me Interin.

Të gjithë ishin kuriozë mbi atë që Zlatan ka folur në stërvitje duke qenë se dihet pesha e një personazhi si Ibra. Vetë suedezi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale zbulon pak nga biseda me Piolin ndërsa i kërkoi tifozëve ta mbështesin gjithnjë skuadrën pavarësisht momentit të vështirë.

Lexoni edhe:

“Përshendetje të gjithë milanistëve. Kalova nga Milanello për t’i thënë Piolit se unë jam gati për ndeshjen me Newcastle. Problemi është se nuk jam në listë edhe pse ndihem mirë fizikisht. Por, t’i lëmë mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin, gjithçka do të shkojë mirë. Shihemi në stadium”, përfundoi Zlatan.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...