Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Talent dhe inteligjent”, Arteta thur elozhe për një nga titullarët

Arsenali siguroi në fundjavë ngjitjen në vendin e parë në Premier League, ndërkohë që sonte pret francezët e Lensit në Londër, sfida e parafundit e grupit B në Champions League.

Skuadra e Mikel Artetës do të futet në fushë vetëm për fitore. Për të siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Atmosfera në kampin e Gunners është e shkëlqyer.

Trajneri spanjoll u ndal te Leandro Trossard në prononcimin për shtypin, duke thurur elozhe për 28-vjeçarin belg. I cili u transferua gjatë janarit nga Brightoni për 24 mln euro.

Lexo edhe:

Nuk flas për aspektin financiar, pasi nuk jam ekonomisti i klubit, por unë me të vërtetë mendoj se Leandro është një futbollist i jashtëzakonshëm.

Ka shumë talent, veçanërisht një inteligjencë të madhe për të luajtur futbollin që duam të zhvillojmë ne”, theksoi Arteta.

Gjatë këtij sezoni, lojtari ofensiv numëron 6 gola dhe 2 asiste në të gjithë kompeticionet me Arsenalin, që objektiv primar ka rikthimin te titulli kampion në Angli pas 20 vitesh.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...