Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Talent si babai, djali i Van Persie firmos kontratën e parë me klubin e zemrës

Shaqueel van Persie është 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë si babai i tij: Robin Van Persie, një nga sulmuesit më të mirë holandezë të dy dekadave të fundit.

Shaq ka firmosur sot kontratën e parë si profesionist me Feyenoordin deri në 2027. Adoleshenti i talentuar do të jetë pjesë e klubit nga Roterdami, që do sfidojë Romën në finalen e Conference League në “Air Albania” (25 maj).

Si klub, ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimin e Shaqueel dhe kalimin e tij te Feyenoord”, thotë Rini Coolen, Shefi i Akademisë së klubit tulipan.

Van Persie Jr, i cili është kapiteni i ekipit U16, është pjesë e Akademisë së Feyenoordit që nga vera e vitit 2017, teksa ka provuar një aventurë edhe tek akademia e Manchester City.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...