Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Talenti anglez i Juves, “në qiellin e shtatë” për golin e parë në Serinë A

Talenti anglez i Juves
Talenti anglez i Juves

Juventusi ia doli të marrë një fitore shumë të rëndësishme sa i përket garës për një vend në zonën Champions, pasi mposhti Atalantën në trasnfertë me rezultatin 0-2.

Krahas tri pikëve, një tjetër aspekt pozitiv për bardhezinjtë ishte edhe goli i shënuar nga talenti anglez Iling Junior, i cili shënoi për herë të parë në Serinë A.

Lexo edhe:

Pas ndeshjes anglezi nuk e fshehu kënaqësinë për golin e shënuar, teksa foli me superlativa edhe për trajnerin Massimiliano Allegri, që po i jep mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushë.

“Jam tepër krenar që vesh këtë fanellë, e cila ka shumë peshë në futbollin botëror. Falënderoj maksimalisht trajnerin Allegri për minutat që më dha. Është një nga trajnerët më të mirë në futbollin italian dhe shpresoj të qëndrojë sa më gjatë në klub. Më ka ndihmuar shumë të rritem si njeri dhe si futbollist. Ndaj Atalantës morëm një rezultat pozitiv, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Iling Junior. .

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...