Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Talenti Fati shkëlqen sërish, Suarez vjen nga stoli dhe vulos suksesin e Barçës

Barcelona u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Valencian me rezultatin 5-2 dhe njëkohësisht duke u hakmarrë ndaj këtyre të fundit, për atë humbje në finalen e Kupës së Mbretit, në maj të këtij viti.

Pa Messin e Dembele, trajneri Valverde mbajti Suarez në stol dhe e nisi lojën me talentin Ansu Fati nga minuta e parë në fushë, ndërsa ky i fundit e shpërbleu duke shënuar gol që në minutën e tretë, pas një asisti të De Jong.

Vetëm 4 minuta më vonë ishte sulmuesi Fati që “i ktheu borxhin” holandezit, duke e shërbyer saktë në zonë dhe De Jong arriti të dyfishojë rezultatin, por Valencia rihapi ndeshjen me anë të Kevin Gameiro në minutën e 27’.

Megjithatë në pjesën e dytë katalanët ishin dominues totalisht dhe fillimisht shënuan me Pique, ndërsa më pas erdhi radha e Luis Suarez që të zbresë në fushë dhe të shënojë dy herë, për të vulosur suksesin 5-2.

Më herët, Atletico e Madridit bëri një hap fals në transfertën ndaj Real Sociedadit, ku humbi 2-0, pasi pësoi dy gola në pjesën e dytë dhe u detyrua të dalë pa pikë. Fitore të thellë 0-3 mori edhe Villareali në transfertën ndaj Levantes.

Levante e “tremb” në fund, por Realit i mjafton një pjesë loje, shkëlqen Benzema

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...