Khvicha Kvaratskhelia është lojtari më i ri i Napolit. Klubi italian pagoi 10 milionë euro te Dinamo Batumi për kartonin e 21-vjeçarit gjeorgjian, i cili luan si sulmues i majtë.
8 gola në 17 ndeshje ka shënuar Kvaratskhelia me kombëtaren e tij, ndërkohë që presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili po tenton edhe rinovimin me Koulibaly, u shfaq entuziast për mbërritjen e tij.
”Qoftë bluja e qiellit dhe e detit ngjyra e shpirtit dhe e këmbëve tuaja, që duhet të kontribuojnë në një Napoli gjithnjë e më fitues”, shkroi në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Liga Italiane e Futbollit ka përfituar të bëjë pak humor nga emri vështirë i shqiptueshëm dhe plot bashkëtingëllore i talentit gjeorgjian.
“Mirë se vini në Serie A TIM, Kvara … Kavarats … Kvarastkh … oh, mirë se erdhe Khvicha”, lexohet në postimin në Twitter të Ligës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
