Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Talenti i Barcelonës refuzoi ndërhyrjen kirurgjikale, Ansu Fati tregon sakrificat për t’u rikuperuar

Pasi qëndroi jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme si pasojë e një dëmtimi në gju, dëmtim që e detyroi edhe t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, talenti i Barcelonës pati sërish probleme fizike. Këtë herë ajo që e “la në baltë” numrin 10 të katalansve ishte tendina e këmbës së majtë, ndërsa mjekët menjëherë i këshilluan një tjetër operacion për të shkurtuar kohët e rikthimit në fushë.

Megjithatë, sulmuesi i konsultuar edhe me familjen vendosi të presë rikuperimin në formën më tradicionale, ndërsa tashmë ka nisur stërvitjet me intensitet duke qenë se Ansu Fati kërkon me ngulm të rikthehet protagonist në këtë sezon. Nëpërmjet rrjeteve sociale 19-vjeçari, ka treguar disa nga ushtrimet që po e shoqërojnë, ndërsa shprehet se po përjeton pjesën më të keqe të futbollit, megjithatë ka besimin se kjo periudhë do të kalojë shpejt.

“Fatkeqësisht më ka takuar të përjetoj pjesën më të keqe të futbollit që janë dëmtimet, por unë nuk do të dorëzohem në asnjë moment. I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe ngrohtësinë e mesazheve. Unë nuk do të dorëzohem asnjëherë”, thekson Fati.

Ndërkohë, Fati është duke punuar me një nga fizioterapistët më të zotë si Juan Joaqin, i cili njihet për bashkëpunimin me sportistë prestigjizoë si basketbollisti Pau Gasol apo Cristiano Ronaldo. Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planeve të fizioterapistit, Ansu Fati mund të rikthehet në fushë në muajin prill për t’i “dhënë një dorë” Barcelonës në fazën finale të sezonit, edhe pse klubi katalanas ia ka bërë të qartë futbollistit se ai nuk duhet të ngutet dhe duhet të dërgojë deri në fund rikuperimin para se të shkelë sërish në Camp Nou.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...