Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Talenti i Dortmundit vendos të rinovojë kontratën, lë “thatë” klubet e Premier League-s

Spektakël pa fitues në Frankfurt, Dortmundi shmang humbjen me Brandt
Spektakël pa fitues në Frankfurt, Dortmundi shmang humbjen me Brandt

Youssoufa Moukoko (18 vjeç) ka vendosur të zgjasë kontratën me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2026. Sipas gazetës “BILD”, sulmuesi gjerman pritet të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re përpara ndeshjes përballë Augsburgut, të dielën.

Falë kontratës së re trevjeçare, Moukoko do të marrë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus 10 milionë euro të tjera për besnikërinë. Menaxheri Patrick Williams do të marrë gjithashtu komision, ndërsa paketa totale raportohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Chelsea dhe Newcastle United, që u përpoqën ta joshnin adoleshentin me një tarifë të konsiderueshme për nënshkrimin, treguan interes të madh për Moukokon, por në fund lojtari vendosi pro qëndrimin te Borussia, skuadër me të cilën ka shënuar gjashtë gola në 14 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.

Moukoko gjithashtu ka zbritur në fushë gjashtë herë në Champions League këtë sezon, për një total prej 32 ndeshjesh nën drejtimin e Edin Terzic në të gjitha garat.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...