Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Talenti i Mclaren: Kam marrë kërcënime për jetën, nuk ka pse të solidarizohemi me Hamilton

Formula 1 këtë fundjavë është zhvendosur në Britaninë e Madhe teksa gara zhvillohet në një nga pistat më tradicionale si ajo e Silverstone. Por, duke lënë mënjanë sportin, në konferencën për shtyp të pilotëve është përmendur edhe një nga temat që më së shumti po shqetëson siç është racizmi. Hamilton ka rënë preh e saj në ditët e fundit, ndërsa piloti i Mclaren, Lando Norris ka vendosur të ndajë me publikun edhe një periudhë të vështirë kur merrte kërcënime për jetën nga rrjetet sociale.

“Abuzimet të cilat vijnë përmes rrjeteve sociale nuk janë asnjëherë të lehta për t’u kaluar dhe për t’i përballuar. Institucionet nuk bëjnë mjaftueshëm për t’i dënuar autorët që fshihen pas një kompjuteri, tani kur kthej kokën pas ndonjëherë edhe më vjen të qesh me komentet në lidhje me mua. Më kanë ardhur edhe kërcënime për jetën.

Mendoj se nuk është tejet e nevojshme të solidarizohemi me Hamilton, ai është përballur me këtë situatë përgjatë gjithë jetës së tij. Por, ai është i fortë. Ne jemi në Formula 1 dhe duhet të ndihmojmë që të sjellim ndryshime, duam të përmirësojmë botën”, u shpreh 22-vjeçari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...