Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Talenti i “Merimangës” bën të pendohet Realin nga Katari, Argjentina i gëzohet Alvarez!

Dy gola në dy ndeshjet e fundit në Kupën e Botës për Argjentinën dhe tashmë Julian Alvarez është shndërruar në idhullin e ri të tifozerisë Albiceleste. I njohur si “Talenti i Merimangës”, një pseudonim i vendosur nga vëllai i tij për shkak të shpejtësisë në të vrapuar duke pretenduar se Alvarez kishte më shumë se dy këmbë të cilat e ndihmonin në shpejtësinë në të vrapuar, u grumbullua nga trajneri Lionel Scaloni për të mbajtur statusin e zëvendësuesit të Lautaro Martinez. Por, me formën e dobët që po kalon lojtari i Inter, sulmuesi premtues shfrytëzoi momentin dhe së bashku me idhullin e tij, Lionel Messi është shndërruar në aktorin kryesor të repartit ofensiv të skuadrës amerikano-latine.

Në fakt, pritshmëritë për 22-vjeçarit gjithnjë kanë qenë maksimale dhe jo më kot në janarin e vitit të kaluar, Manchester City pagoi diçka më shumë se 20 milionë euro për ta transferuar më pas verën e kësaj merkatoje nga River Plate.

“Ai është ambientuar shumë mirë, i mjaftuan vetëm dy pasdite pranë skuadrës dhe e tregoi veten në stërvitje”, janë këto fjalët e Pep Guardiolës pasi u njoh nga afër me Julian Alvarez. Ashtu si edhe me Argjentinën në Botëror, edhe te Manchester City, Julian Alvarez ka ditur të shfrytëzojë çdo minutë që Guardiola i ka besuar teksa debutoi me një gol në finalen e Community Shield ndaj Liverpool ndërsa në Premier League ka gjetur rrugën e rrjetës në tre raste, pa lënë mënjanë edhe dy golat në Champions League.

Statistika mbresëlënëse për një lojtar që luan vitin e parë në Europë, ndërsa tashmë me kombëtaren është vënë në ndjekje të ëndrrës më të madhe, triumfin në një Kampionat Botëror.

Me siguri, duke parë të gjithë rritjen progresive të Julian Alvarez, te Real Madrid mund të jenë penduar pasi në vitin 2011, argjentinasi ishte për një provë te Los Blancos. Në fakt, prova ishte e suksesshme pasi ai shënoi disa gola madje duke veshur fanellën me numrin 10, por te Reali i bën të ditur se nuk mund ta federonin pa mbushur më parë 13-vjeç ndërsa tashmë spanjollëve i mbetet që ndoshta në të ardhmen të riprovojnë firmën me Alvarez.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...