Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Talenti i Romës si zëvendësues i Dybalës: Jeta është e paparishikueshme, më vinte turp nga Ibra!

Nicolo Zaniolo si zëvendësues i Paulo Dybalas duket se është një opsion që shkon përtej intrigave të zakonshme të merkatos në Itali. Vetë talenti i Romës nuk e ka mohuar së fundmi një mundësi të tillë duke u shprehur se ai është i përqëndruar te puna në stërvitje ndërsa shtoi se ndjehet i lumtur që një si Zlatan Ibrahimovic fitoi titullin në Itali.

“Trashëgimtar i Dybalës? Është një lojtar fantastik, por të shohim. Jeta është e paparishikueshme, unë stërvitem dhe pres çfarë më ofrohet. Ibra? Unë jam i lumtur që një futbollist si ai fitoi titullin dhe ia doli ta rikthente Milanin në majë. Kur e takova në këtë sezon, nuk pata kurajon t’i afrohesha. Më vinte turp”.

Trofeu i Conference League në Tiranës? “Iu dhuruam tifozëve një trofe që mungonte prej kohësh, sezoni shkoi shumë mirë. Kur i shënova Trabzonspor mendova se më në fund u riktheva të luaja futboll, ndërsa ndaj Bodo Glimt luajta ndeshjen perfekte, atë në të cilën gjithccka të shkon sipas planit”, u shpreh Zaniolo.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...