Tenis

Talenti i tenisit, Alcaraz: Nuk doja të kopjoja Nadal, fotografët më detyruan!

Bota e tenisit është duke shijuar lindjen e një ylli të ri i cili ka nisur të shkëlqejë fort teksa edhe pse vetëm 19-vjeç, sërish ia ka dalë të futet në histori duke vendosur disa rekorde. Fjala është për Carlos Alcaraz i cili para disa ditëve triumfoi në turneun Madrid Open që është pjesë e Masters 1000 ndërsa u shndërrua në lojtarin me moshën më të re që fiton dy turne Masters 1000 në moshën 19-vjeçare.

Spanjolli mposhti në finale 6-3 dhe 6-1 Zverev, ndërsa gjatë rrugëtimit të tij eliminoi emra si Rafael Nadal që është edhe idhulli i tij apo edhe Novak Djokovic, një nga më të mirët e tenisit botëror. Ndërkaq, pas triumfit në finale me Zverev, Alcaraz u pa duke “kafshuar” trofeun, një gjest i cili është karakteristikë e bashkëkombasit të tij, Nadal, ndërsa u interpretua si një kopjim që 19-vjeçari i bëri idhullit të tij.

Megjithatë, vetë Alcaraz ka sqaruar gjithçka duke theksuar se një gjest të tillë e bëri pas kërkesës së fotografëve. “Unë nuk doja të kafshoja trofeun, por fotografët më thanë ta bëja. Disa thonë se ishte diçka që unë e lidha me Nadal, por arsyeja e vërtetë ishte prej kërkesës së fotografëve”, u shpreh Alcaraz.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency