Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Talenti i United mbron trajnerin: Është më i miri për stolin tonë

Rreth një vit më parë Jose Mourinho u shkarkuar nga Manchester United dhe emri që drejtuesit e “Djajve të kuq” tentuan të marrin në “Old Trafford” atëherë trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pocchettino, por ky i fundit nuk u lejua nga klubi londinez.

Aktualisht Pocchettino është shkarkuar nga Tottenham, që ia besoi pankinën Mourinhos, ndërsa trajneri argjentinas përflitet se mund të marrë drejtimin e Manchester United në janar, ndonëse kërkohet edhe nga Bayern Munich e Barcelona.

Megjithatë në krah të trajnerit aktual të Manchester United, ka dalë një nga futbollistët më të spikatur të “djajve të kuq”, Marcus Rashford, që deklaroi se tekniku i duhur për skuadrën nga “Old Trafford”, është Ole Gunnar Solskjaer.

“Ole është një njeri i jashtëzakonshëm, që ka në zemër interesat e klubit, Nuk mendoj se ka një tjetër më të denjë se ai për stolin e Manchester United. Unë ndihem mjaft mirë, ndaj kam vendosur edhe të rinovoj kontratën me klubin”, deklaroi Rashford.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...