Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Talenti italian vesh fanellën e Interit, zyrtarizimi pas Europa Leagues

Sandro Tonali do të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Interit gjatë merkatos së kësaj vere. Zikaltrit kanë “djegur” konkurrencën me klubi si PSG e Milan dhe kanë sistemuar të gjithë detajet për transferimin e talentit italian, ndërsa tani mungon vetëm zyrtarizimi.

Pas daljes së Juventusit nga gara për shërbimet e tij, gjithçka u lehtësua për Interin, pasi edhe vetë mesfushori 20-vjeçar doli qartazi në favor të një transferimi te klubi zikaltër, duke detyruar presidentin Massimo Cellino të pranojë ofertën e Marottës.

Bëhet fjalë për 35 milionë euro, të cilat Interi do t’i paguajë 10 menjëherë dhe 25 të tjera në fund të sezonit të ardhshëm, pasi transferimi do të kryhet në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje.

Vetë Tonali, i cili mezi pret të punojë me Antonio Conten, ka arritur marrëveshjen em zikaltrit për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa aktualisht po shijon pushimet dhe shumë shpejt do të prezantohet te zikaltrit.

Aktualisht të gjithë te Interi janë të përqendruar te ndeshjet e Europa Leagues, pasi janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni dhe pikërisht për këtë arsye, kanë vendosur që zyrtarizimin e Tonalit ta bëjnë vetëm pas përfundimit të këtij angazhimi.

Me Sandro Tonalin Interi rrit ndjeshëm koloninë e italianëve në skuadër, pasi vetëm një vit më parë transferoi edhe emra të tjerë të rinj e të talentuar si Nicolo Barella, Stefano Sensi e Alessandro Bastoni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...