Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Talenti portugez bind në Francë, PSG kërkon skonto nga Sportingu

PSG arriti verën e kaluar akordin me Sportingun e Lisbonës për huazimin e Nuno Mendes për shumën e 7 milionë eurove. Anësori i majtë, autor i 12 ndeshjeve me kombëtaren portugeze, ka zhvilluar 29 ndeshje me skuadrën franceze.

Drejtuesit e PSG-së janë të kënaqur me rendimentin e 19-vjeçarit të talentuar, por mbetet problem kërkesa e kampionëve të Portugalisë, që kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Portugezja A Bola raporton se PSG po kërkon nga drejtuesit e Sportingut që të ulin pretendimin prej 40 milionë eurosh, shumë që është vendosur në marrëveshjen mes palëve.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe PSG është gati të huazojë ndonjë lojtar në Lisbonë për të paguar më pak për kartonin e Nuno Mendes, i cili luan në çdo rol të linjës së majtë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...