Callum Wilson është pjesë e Newcastle prej shtatorit të vitit 2020. Sulmuesi anglez, i cili numëron gjashtë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren ishullore ka lëshuar një deklaratë befasuese rreth Conference League.
Në një bisedë me Michail Antonio, sulmuesin e West Ham dhe mikun e tij, 31-vjeçari deklaroi: “Ju po luani me djem që një minutë përpara se të zbresin në fushë, punojnë në bare plazhi.
Lexo edhe:
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
- VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
- Sulmuesi italian, i zhgënjyer nga Mancini: Kam shënuar gola, por kombëtarja më injoron
Më pas mbërrijnë në stadium dhe zbresin në fushë. Nëse do të luaja unë përballë AEK Larnaca do të shënoja të paktën pesë gola”, u shpreh Wilson.
West Ham eliminoi qipriotët e AEK Larnaca me rezultatin e përgjithshëm 6-0 në raundin e 1/8-ve në Conference League. Skuadra londineze do të sfidojë belgët e Gent në çerekfinalet e kompeticionit të ri europian.
