Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tammy Abraham bën të harrohet Hazard, nderon Lampardin me dygolësh

Tammy Abraham është idhulli i ri i tifozërisë së Chelsea-t, që po bën të harrohet shpejt Eden Hazard. 21-vjeçari, i sapokthyer nga huazimi tek Aston Villa, realizoi 2 gola në favor të Chelsea-t në fitoren 2-3 në fushën e Norwichit në këtë javë të tretë të Premier Leagues-s, duke dhënë kontributin kryesor në këtë sukses të parë të skuadrës së drejtuar nga Frank Lampard në kampionat.

Sulmuesi i ri, 1.90 metra i gjatë, shfrytëzoi në minutën e 3-të një harkim të saktë të Azpilicuetas për të zhbllokuar rezultatit. Epërsia fillestare e Chelsea-t zgjati vetëm 2 minuta, pasi Cantewll, i shërbyer nga Pukki barazoi nga një distacnë fare e afërt.

Nuk vonoi shumë dhe Mount, pasi shmangu bukur mbrojtjen në hyrje të zonës, mposhti portierin vendës, duke kther rezultatin në favor të londinezëve, por pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve, Pukki barazoi 2-2.

Në pjesën e dytë doli në skenë me cilësitë e tij sërish Tammy Abraham, që mori një top nga thellësia nga Kovacic dhe, pasi i krijoi vetes hapësirat e nevojshme, shënoi golin e tretë për Chelsea-n dhe të fundit të sfidës, duke i dhuruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...