Lajme

Tampa Bay Buccaneers-Kansas City Chiefs, finalja e Super Bowl!

Tom Brady do të luajë për herë të dhjetë në karrierë në Super Bowl. Quarterback-u më i suksesshëm në historinë e futbollit amerikan udhëhoqi ekipin e Tampa Bay Buccaneers në duelin me Green Bay Packers, duke ndihmuar franchise-n nga Florida për të shkuar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në NFL pas pothuajse dy dekadave. Më saktë Buccaneers kishin që nga viti i largët 2003 që nuk shkonin në Super Boël, megjithatë drejtuesit i besuan skuadrën 43-vjecarit të mirënjohur kalifornian që u largua nga frymëzuesi i tij Bill Belichick si dhe franchise i New England Patriots, që i dha famë edhe lavdi. Kështu Super Boël i 55 në histori dhe i 51 në epokën moderne të National Football League do të zhvillohet në Raymond James Stadium ndërmjet kampionëve në fuqi të Kansas City Chiefs dhe Tampa Bay Buccaneers.

Në këtë mënyrë Tampa Bay Buccaneers bëhet franchise i parë që ka privilegjin për ta luajtur Super Bowl-in në shtëpi, pasi sic dihet ekipi nga Florida i zhvillon ndeshjet brenda në Stadiumin Raymond James, që u ndërtua 22 vjet më parë nga vëllezërit Glazer, pra pikërisht familja që ka në pronësi gjithashtu edhe klubin  e tretë më të pasur në glob Manchester United. Packers konsideroheshin favoritë, duke patur parasysh faktin që Green Bay e luante takimin ndaj Buccaneers në Wisconsin. Ndryshe nga vjet kur Packers e zhvilluan ndeshjen e fundit të National Football Conference në Levi’s Stadium, ku u mundën nga San Francisco 49ers. 37-20 këtë herë Green Bay kishte favorin e madh për ta zhvilluar finalen e Konferencës në NFC pikërisht në Stadiumin Lambeau Field, ku të pranishëm ishin vetëm 7.772 spektatorë.

Në National Football Conference Packers e mbyllën sezonin e rregullt në krye me 13 fitore dhe vetëm 3 humbje, ndërsa Buccaneers e fituan të drejtën për të luajtur në play off falë vendit të pestë në NFC. Tre muaj më parë, në sezonin e rregullt “piratët” i cmontuan Packers në Tampa, me rezultatin e thellë 38-10, sidoqoftë muzika nuk ndryshoi dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Bruce Arians nuk e gjeti veten për asnjë moment në disavantazh. Mike Evans kaloi vijën fundore të Green Bay-t dhe Buccaneers mbyllën periodën hapëse me epërsinë 7-0, gjithsesi vendasit reaguan që në startin e 15’ të dytë, për të barazuar shifrat në 7-7 me anë të Valdes – Scantling. Leonard Fournette shënoi touchdoën-in e dytë për Green Bay-n, duke rikthyer “piratët” në avantazhin e 7 pikëve, ndërkohë ngushtoi diferencën në 14-10 me një field goal 5’ para fundit të pjesës së parë Mason Crosby.

Momenti përcaktues që vulosi në njëfarë mënyre edhe fatin e këtij takimi u regjistrua pikërisht në drive-n e fundit të kësaj pjese, kur Tom Brady këmbënguli që në vend të një “field goal”-i tepër të vështirë nga mesi i fushës të provonte për të marrë shumë më tepër, duke tentuar një pasim në thellësi për lojtarët anësorë. Në fakt ngjarjet morën pikërisht këtë rrjedhë dhe 43-vjecari kalifornian i dha një pasim të shkëlqyer prej 50 jardësh nga mesi i fushës “wide receiver”-it Scotty Miller, që realizoi një touchdoën të mrekullueshëm pikërisht në sekondën e parafundit të pjesës së parë të ndeshjes. Packers shkuan në interval me disavantazhin 21-10, sidoqoftë Aaron Rodgers u mundua të shkundë skuadrën e tij dhe Green Bay reagoi mirë në 15’ e tretë të takimit. Në fundin e periodës së tretë quarterback-i i pestë më i paguar në NFL me 33,5 milionë dollarë në vit madje dha një top shumë të mirë në end zone, por receiver-it St Brown i shpëtoi topi nga duart, dukë cuar dëm kështu mundësinë e konvertimit për dy pikë.

Në 15’ përmbyllës presioni u shtua megjithatë miqtë ia dolën mbanë për të ruajtur qetësinë si dhe diferencën e 5 pikëve, për të fituar krejt takimin me rezultatin 31-26. Tom Brady u intereceptua disa herë radhazi, ndërsa Aaron Rodgers u bllokua vazhdimisht nga Buccaneers, gjithsesi celësi i suksesit për Tampa Bay-n ishte padyshim mbrojtja dhe natyrisht veterani kalifornian duhet të falenderojë gardën e tij personale, që e ruajti me fanatizëm pikërisht në momentet më të rëndësishme të ndeshjes. Si Brady ashtu edhe 37-vjecari tjetër kalifornian e përfunduan takimin me nga 3 pasime për touchdoën, gjithsesi e drejta për të vazhduar rrugën në post season i takon quarterback-ut të Buccaneers, që do të shkojë përsëri në Super Boël, plot dy dekada pas finales së tij të parë në karrierë, kur Patriots mposhtën St Louis Rams 20-17 në New Orleans.

Tom Brady ka fituar 6 nga 9 finalet e luajtura në Super Bowl, ndërsa franchise me bazë në Tampa ka fituar titullin më të lakmuar në këtë sport, në praninë e vetme në Super Bowl, në vitin 2003, kur “piratët” mundën thellë 48-21 Oakland Raiders në San Diego. Në takimin tjetër pra finalen e American Football Conference Kansas City Chiefs respektuan parashikimet duke mundur 38-24 ekipin e Buffalo Bills. Në Missouri në Arrowhead Stadium përpara 17.000 spektatorëve Bills zhbllokuan shpejt rezultatin me një field goal, ndërsa më pas miqtë mbyllën periodën hapëse me avantazhin 9-0. Kampionët në fuqi të udhëhequr nga quarterback-i i rikthyer në kohë për këtë ndeshje pas dëmtimit Patrick Mahomes reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar plot tre touchdoën radhazi që në pjesën e parë të takimit. Në këtë mënyrë ekipi i drejtuar nga trajneri i mirënjohur Andy Reid fitoi titullin e dytë rresht në AFC dhe më datën 7 shkurt Kansas City Chiefs do të zbresin në Florida përpara një numri të kufizuar të pranishmish, që është parashikuar të jetë afërsisht 22.000 spektatorë natyrisht për të fituar për të dytin vit radhazi trofeun Vince Lombardi.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency