Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tamponi i Dzekos negativ, në stërvitje pas rezultateve të testeve fizike

Edin Dzekos i rikthehet buzëqeshja. Qendërsuluesi boshnjak këtë pasdite u shoqërua nga doktor Manara për në “Villa Stuart” për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, nga rezultatet e së cilave do të marrë “ok”-in për t’u kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Kapiteni i Romës, mëngjesin e kësaj të hëne, mori përgjigjen e tamponit të fundit, që rezultoi negativ. Kuptohet që pas një periudhë pa aktivitet fizik dhe i infektuar me Koronavirus, sulmuesi do të monitorohet për 24 orë nga një aparaturë e cila mat rrahjet e zemrës. Vetëm pasi rezultat të konfirmojnë që është në gjendje të nisë aktivitetin e fortë fizik, do të mund të vihet nën urdhrat e Fonsecas.
“Ndihem mirë dhe më vjen mirë që gjithçka përfundoi”, – deklaroi boshnjaku në hyrje të klinikës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...