Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tani është zyrtare, Blaise Matuidi largohet nga Juventusi

Përfundon zyrtarisht bashkëpunimi mes Juventusit dhe francezit Blaise Matuidi. Klubi bardhezi, përmes një njoftimi zyrtar, komunikoi përfundimin me marrëveshje të kontratës. Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por tani është edhe zyrtare. Përvoja e Blaise Matuidi tek Juventusi zgjati tre vjet.

Francezi iu bashkua Juventusit në vitin 2017, pas një përvoje te PSG. Matuidi, gjatë tri sezoneve në Torino, provoi të ishte një element thelbësor si për Massimiliano Allegrin ashtu edhe për Maurizio Sarrin. Vetëm sezonin e kaluar ai bëri 35 paraqitje në Serinë A, të cilave duhet t’u shtohen edhe 5 të tjera në Ligën e Kampionëve, 4 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupën e Italisë.

Kampioni i Botës në “Rusi 2018” pritet ta vijojë karrierën në Amerikë, te Inter Mimi, klubi që është në pronësi David Beckham.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...