Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tani është zyrtare, UEFA zhvlerëson rregullin e golave jashtë fushe

Rregulli i golave të shënuar jashtë fushe, që merrnin tjetër vlerë në ndeshjet me eliminim në sistemin vajtje-ardhje, ka qenë prej kohësh shumë i debatuar, megjithatë UEFA ka vendosur ta shfuqizojë njëherë e mirë.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ky rregull nuk do të vlejë më dhe nëse dy skuadra kanë shënuar numër të njëjtë golash në totalin e dy ndeshjeve, do t’i drejtohen kohës shtesë prej 30 minutash dhe po të jetë e nevojshme edhe goditjes së penalltive.

Rregulli i golit jashtë fushe ishte në fuqi që prej 1965-ës dhe ishte kritikuar nga shumë njerëz të futbollit, përfshi edhe kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili nuk e fshehu kënaqësinë e arritjes së shfuqizimit të këtij neni të rregullores.

“Shumë trajnerë, tifozë dhe njerëz të futbollit kanë vënë në dyshim barazinë e këtij rregulli dhe kanë kërkuar shfuqizimin e tij. Ndikimi i rregullit shkon kundër qëllimit të tij fillestar, pasi i step ekipet vendase, që priren më shumë të mos pësojnë për shkak të peshës së golit. Kritika tjetër ishte se nëse ekipi udhëtues shënonte një gol në kohën shtesë, atëherë atij vendas i duheshin dy gola dhe edhe në këtë rast shkelej barazia. Tani ky rregull është shfuqizuar dhe nuk do të aplikohet në asnjë kompeticion të UEFA-s për klube, duke nisur nga sezoni 2021-2022”, u shpreh Ceferin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...